Digital Valley Albania (DiVA) ka për qëllim të ndihmojë sipëmarrjet vogla dhe të mesme në Shqipëri, veçanërisht në sektorët kyç si turizmi dhe agrikulutura, për të adoptuar teknologjitë digjitale. Qëllimi është përmirësimi i përdorimit të mjeteve të avancuara si Inteligjenca Artificiale (AI) dhe Siguria Kibernetike për të përforcuar operacionet e tyre. DiVA është në përputhje me objektivat e zhvillimit drejt Shqipërisë Digjitale dhe planet digjitale të Bashkimit Evropian, duke synuar përmirësimin e ekonomisë së vendit. Projekti do të ofrojë shërbime si testimi i teknologjive, trajnime për aftësi digjitale, ndihmë për sigurimin e investimeve dhe lidhje të bizneseve me rrjete inovacioni. DiVA pret aplikime nga të gjitha bizneset që duan të zhvillohen në aspektet e aftësimit digjital, AI, sigurisë kibernetike dhe ESG, duke u ofruar mundësinë të avancojnë teknologjitë dhe praktikat e tyre për të rritur efikasitetin dhe konkurrueshmërinë.
Të dhënat tuaja personale do të trajtohen dhe përpunohen në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe legjislacionin përkatës në fuqi.
Ju falenderojmë për aplikimin! Do të kontakoheni nga ekipi i DiVAlbania, në lidhje me statusin e aplikimit tuaj.