Privacy Policy për Diva Albania

Në Digital Valley Albania (“DiVA”), ne jemi të përkushtuar të mbrojmë privatësinë dhe të dhënat personale të të gjithë bizneseve dhe individëve që aplikojnë përmes platformës sonë. Kjo politikë shpjegon se si mbledhim, përdorim, ruajmë dhe mbrojmë informacionin tuaj.


1. Të dhënat që mbledhim

Përmes Formës së Aplikimit DiVA, ne mund të mbledhim:

  • Informacion mbi biznesin (emri, NIPT, numri i punonjësve, sektori, qyteti, industria)
  • Informacion mbi përfaqësuesin ligjor (emri, email, numri i kontaktit)
  • Detaje të tjera mbi operacionet e biznesit (sfida, fusha të digjitalizimit, plane për investime, buxhete të përafërta, burime njerëzore)
  • Linke të rrjeteve sociale ose website të biznesit

Si i përdorim të dhënat tuaja

Të dhënat që na jepni përdoren vetëm për qëllimet e mëposhtme:

Raportim (në formë të anonimizuar ose të agreguar) për partnerë strategjikë, organizata mbështetëse dhe institucione publike/evropiane

Përpunimi dhe vlerësimi i aplikimit tuaj për pjesëmarrje në programet e DiVA

Komunikimi me ju në lidhje me statusin e aplikimit dhe aktivitetet e ardhshme

Analiza të përgjithshme për të kuptuar nevojat e sipërmarrjeve në Shqipëri dhe përmirësimin e shërbimeve tona

Si i mbrojmë të dhënat tuaja

Të dhënat tuaja ruhen në sisteme të sigurta dhe qasja është e kufizuar vetëm për stafin e autorizuar.

Përdorim masa teknike dhe organizative për të parandaluar humbjen, keqpërdorimin ose qasjen e paautorizuar.

Ne nuk shesim, nuk japim dhe nuk ndajmë të dhënat tuaja me palë të treta pa pëlqimin tuaj, përveç rasteve kur kërkohet nga ligji.

Bazë ligjore

Përpunimi i të dhënave tuaja bëhet në përputhje me:

Legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë

Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR – EU 2016/679)

Të drejtat tuaja

Si subjekt i të dhënave, ju keni të drejtë të:

  • Kërkoni qasje në të dhënat tuaja personale
  • Korrigjoni të dhënat e pasakta ose jo të plota
  • Kërkoni fshirjen e të dhënave (nëse nuk ka detyrim ligjor për ruajtjen e tyre)
  • Kufizoni ose kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja
  • Tërhiqni pëlqimin në çdo kohë

Për të ushtruar këto të drejta, na kontaktoni në adresën më poshtë.

Afati i ruajtjes së të dhënave

Të dhënat do të ruhen vetëm për periudhën e nevojshme për:

  • Vlerësimin e aplikimit tuaj
  • Pjesëmarrjen në programet dhe aktivitetet e DiVA
  • Përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe raportimit institucional

Pas kësaj periudhe, të dhënat tuaja do të fshihen ose anonimizohen.

Ndryshime në këtë politikë

DiVA mund ta përditësojë këtë Privacy Policy kur është e nevojshme. Çdo ndryshim do të publikohet në këtë faqe dhe do të hyjë në fuqi menjëherë pas publikimit.

Kontakt


Për çdo pyetje mbi këtë politikë privatësie ose për ushtrimin e të drejtave tuaja, ju lutem na kontaktoni në:

📧 info@divalbania.eu
🌐 www.divalbania.eu