Më 17 qershor, në ambientet e GIZ Tirana, u mbajt sesioni informues mbi Digital Europe Programme (DEP) – nisma kryesore e BE-së për transformimin digjital të Europës.

Gjatë eventit, përfaqësues nga institucione publike, biznese dhe qendra inovacioni u njohën me mundësitë e financimit për periudhën 2025–2027, me fokus në:

Supercomputing
Inteligjencën Artificiale
Aftësitë Digjitale të Avancuara
Zbatimin e teknologjive digjitale në ekonomi & shoqëri

Pjesë e veçantë iu kushtua rolit të EDIH-ve në Shqipëri (DIVA & DIU) si mbështetës të bizneseve për të përqafuar teknologjitë e reja.

Ekspertët e Zabala Innovation ndanë këshilla praktike mbi aplikimin në thirrjet e hapura të programit.

DEP është një mundësi konkrete për të fuqizuar kapacitetet digjitale të Shqipërisë dhe për të lidhur inovatorët vendas me tregun europian.